BE thirrje që të hetohen parregullsitë e mundshme në zgjedhjet në Serbi
Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të hetohen rastet e akuzave për parregullsi gjatë zgjedhjeve që u mbajtën në Serbi më 17 dhjetor dhe që të ruhet qetësia.
Kështu tha zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali, duke u përgjigjur në pyetje rreth zhvillimet e fundit në Serbi, ku po vazhdojnë protestat me kërkesa për anulimin e zgjedhjeve dhe shpalljen zgjedhjeve të reja.
“Ankesat për parregullsi në zgjedhje duhet të hetohen dhe të adresohen në mënyrë të duhur. Përderisa e drejta për protesta paqësore duhet të respektohet, dhuna nuk është zgjidhje dhe është e papranueshme”, tha ajo.
Më 17 dhjetor, Serbia mbajti zgjedhje parlamentare, lokale dhe krahinore. Partia Progresive Serbe (SNS) e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shpallur fitore në të gjitha nivelet.
Sipas Radio Europa e Lirë misioni vëzhgues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha më 18 dhjetor se zgjedhjet u përshkruan me parregullsi serioze, keqpërdorim të fondeve shtetërore, me fushatë negative dhe përhapje të frikës.
Ndërkaq, eurodeputetët kanë kërkuar hetim të pavarur për të gjitha parregullsitë në zgjedhjet serbe. Shtetet e Bashkuara po ashtu u kanë bërë thirrje autoriteteve në Serbi që të hetojnë pretendimet për parregullsi të bëra nga vëzhguesit ndërkombëtarë.
Më 24 dhjetor, lista opozitare, “Serbia kundër dhunës” që ka organizuar disa protesta kundër rezultatit zgjedhor protestoi para Kuvendit Komunal në Beograd, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve.
Protesta ishte e tensionuar, pasi protestuesit thyen xhamat e dritareve të objektit, teksa tentuan të hynin në Kuvendin Komunal të Beogradit. Massrali nga BE-ja tha se “veprimet e policisë duhet të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore të njeriut, brenda sundimit të ligjit”.
“BE-ja bën ftesë për qetësi dhe dialog”, tha ajo.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West