Ç’ndodh me pemën pas festave? Aktivistët në mbrojtje të bredhave

27 Dhjetor 2023 | 15:31

Çfarë ndodh me pemën pas festave? “Ylli” i vërtetë i ditëve të para-Krishtlindjes, që ka shërbyer si dekor dhe si vend për vendosjen e dhuratave kthehet në mbeturinë.

Në panairin e bredhave në Rumani, para Krishtlindjes çmimi i pemëve arrinte në 400 Lei, ose 80 euro, në vartësi të përmasave. Në Bukuresht mund të shohësh pemë të braktisura nga tregtarët dhe kalimtarë të rastit që përfitojnë për t’u pajisur me një të tillë.

“Ata po i shisnin pemët me 20 euro dhe kur erdhi nata donin t’i shisnin pak më lirë. Ata duhet t’i ofrojnë ato me 10 euro, por nuk mendojnë si tregtarë”, deklaroi një qytetar.

Sa vijnë e shtohen zërat në favor të një zgjidhjeje ekologjike dhe të përgjegjshme për t’u ndarë nga pema e Krishtlindjes, pa gjeneruar mbeturina shtesë. Nëse e blini në një vazo, atëherë ju mund ta rimbillni pemën tuaj.

“Askush nuk mendon për qëndrueshmërinë, pasi të gjithë tregtarët, pas Krishtlindjes i lënë bredhat brenda tregjeve dhe largohen me paratë që kanë siguruar një ditë më parë”, tha një tjetër qytetar për Euroneës Aromania.

Në Rumani, teksa disa qytetarë celebrojnë Krishtlindjet e Vitit të Vjetër, tregtarët shpresojnë t’i shesin pemët edhe për Vitin e Ri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026