Rritja e çmimeve për festa, produktet 10% më shtrenjtë në tregun e Durrësit

27 Dhjetor 2023 | 16:08

Çmimet e produkteve të shportës po rriten çdo ditë e më shumë në tregun e fruta perimeve në Durrës në prag të mbrëmjes së ndërrimit të viteve.

Më e papërballueshme situata mbetet për pensionistët, tryeza e të cilëve po reduktohet çdo ditë e më shumë.

“Çmimet e shikoni vetë si janë, me këtë pension që kemi ne nuk na del fare. Ai të jep një 5 mijë lekësh, ca do bësh me 5 mijë lekë”, thotë një i moshuar.

Rritja e vazhdueshme e çmimeve pranohet edhe nga tregtarët.

“Që të them tamam të drejtën çmimet janë rritur dhe vijnë në ngritje tani, ne e dimë këtë. Gjithmonë te ne çmimet rriten”,  shprehet një tregtare.

Kjo situatë sipas tyre ka futur në krizë edhe bizneset.

Produktet e konsumit krahasuar me tre mujorin që lamë pas janë rritur me 10 për qind më shumë, përfshirë këtu dhe ato të importit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026