Protestë në Prishtinë, ”marshojmë kundër patriarkatit që vret” në ditën ndërkombëtare të gruas
Qindra mijëra qytetarë të Prishtinës, dhe jo vetëm, zgjodhën të protestojnë në këtë 8 mars, në rrugët e kryeqytetit. Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret”, aktivistë, politikanë, qytetarë dhe organizata për të drejtat e njeriut kërkuan barazi gjinore në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Mes marshit protestues, kishte pankarta të ndryshme. Pjesëmarrës në këtë marshimishin edhe shumë figura të njohura. Ecjes i është bashkuar edhe presidentja në detyrë Vjosa Osmani dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Gjatë kohës së marshimit, nëpër institucione u shpalosën çarçafë me mbishkrime që përmbanin thirrje konkrete dhe targetojnë dhunën dhe vrasjet që kanë ndodhur ndaj grave gjatë vitit 2020.
Organizatorët kanë kërkuar që të tjerë që duan t’i bashkohen thirrjes, mund të vendosin në ballkonet e shtëpive të tyre çarçafë në të cilët përshkruajnë luftën kundër shtypjes që ndodh brenda dhe jashtë shtëpive të tyre.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West