Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Xhevdet Feri

16 Janar 2020 | 18:33

Kinematografia shqiptare është sot në zi. Aktori dhe regjisori i mirënjohur Xhevdet Feri është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 60-vjeçare.

I lindur në Durrës, më 26 nëntor 1960, Xhevdet Feri ishte një nga aktorët më të mirë të kinematografisë shqiptare. Ai ishte bashkëshort i aktores Rozeta Feri, me të cilën ka luajtur në shumë filma si Dhe kur vjen një ditë, Vitet e pritjes, Gjoleka, djali i Abazit etj. Filmi i tij i parë ka qenë kur ai ishte akoma një student.

Xhevdet Feri ka qenë për disa vite drejtues i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë si dhe drejtor i Teatrit Kombëtar në vitet 1999-2001.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026