Dorëheqja e Haradinaj-Stubllës, analisti Hajrullahu apelon që abuzuesit me votën e 14 shkurtit të dënohen

9 Mars 2021 | 12:24

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Prishtina, analisti Muhamet Hajrullahu tha se dorëheqja e Meliza Haradinaj-Stublla nuk ishte as e papritur e as çështje morali duke qenë se akuzat që rëndonin mbi të ishin shumë të rënda dhe ajo ishte ministre në detyrë.

Sipas tij pavarësisht se zgjedhjet në Kosovë u cilësuan si demokratike, dyshimet për vjedhje votash të kandidatëve tregojnë brishtësinë e partive politike ku brenda listave tentojnë të dëmtojnë njërën palë apo palën tjetër.

[
cite_header=Të gjithë abuzuesit e votës së lirë demokratike të 14 shkurtit nëse pretendohen që janë të sakta duhet të përfundojnë para sistemit të drejtësisë dhe të marrin dënimet e merituara.
cite_author=Muhamet Hajrullahu
cite_description=Analist
]

Në intervistën për Euronews Albania, ai u shpreh se dyshimet e hedhura nga vetë kandidatët për deputet brenda partisë, lanë të qartë se diçka nuk po funksiononte dhe tashmë kjo është çështje e strukturave të drejtësisë.

“Ishin akuza dhe pretendime të rënda për vjedhje votash dhe implikimin e bashkëshortit të saj andaj mendoj që veprimi ishte i detyruar për faktin që ishte ministre në detyrë. Kjo duhet t’i lihet sistemit të drejtësisë, duhet t’i lihet prokurorisë për të parë e për të vepruar se seriozisht a ishte i implikuar bashkëshorti i saj në këto pretendime,” – u shpreh analisti.

Muhamet Hajrullahu tha se në mendimin e tij brenda javës tjetër do të përfundojë sqarimi i gjithë ankesave dhe nga fundi i javës do të jepet dhe rezultati final i KQZ-së.  

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026