Pragë/ Pas sulmit, Universiteti ‘Charles’ do të qëndrojë i mbyllur deri në shkurt
Fakulteti i Arteve në Universitetin e Karlit në Pragë, ku një student vrau 14 persona këtë muaj, tha të premten se do të qëndrojë i mbyllur të paktën deri në fund të janarit.
Ai gjithashtu tha se studentëve nuk do t’u kërkohet të mbajnë provime pas periudhës dimërore që përfundon më 12 janar.
Një student i historisë, 24-vjeçar, hapi zjarr në fakultet më 21 dhjetor duke vrarë 14 persona dhe më pas vetën. Njëzetë e pesë persona u plagosën, në qendër të qytetit historik.
Të gjitha vlerësimet (për studentët) do të kryhen në baza vullnetare dhe formati mund të rregullohet në varësi të rrethanave,” tha fakulteti në faqen e tij të internetit.
“Dëshirojmë t’iu sigurojmë se edhe nëse nuk merrni asnjë kredit për semestrin dimëror, do të mund të vazhdoni studimet dhe të përfundoni me sukses programin tuaj në të ardhmen”, ka shtuar fakulteti në njoftim.
Të shtënat masive shkundën pasditen e 21 dhjetorit njërin nga vendet më të sigurta në botë.
Sulmuesi që vrau 14 persona në një universitet në Pragë, ditë më parë, kishte rrëfyer edhe për një vrasje tjetër të dyfishtë përmes një letre, para se të kryente vetëvrasje, ka thënë policia në Çeki.
Letra është gjetur në shtëpinë e David Kozakut dhe përmes saj, ai ka treguar se e ka vrarë një burrë dhe vajzën e tij të vogël në një pyll afër Pragës, më 15 dhjetor, gjashtë ditë para sulmit në Universitetin e Karlit.
Policia ka thënë se ai ka qenë në listën e 4.000 të dyshuarve për vrasjen e dy viktimave.
Kozak, më pas, e ka vrarë babain e tij, duke e çuar numrin e të vrarëve prej dorës së tij në 17.
Sulmi në universitet, më 21 dhjetor, ka qenë sulmi më i rëndë me të shtëna me armë zjarri në historinë e Çekisë.
I themeluar më 1347, Universiteti i Karlit është më i vjetri dhe më i madhi në Republikën Çeke, dhe një prej institucioneve edukative më të vjetra në Evropë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë