‘Accor’ dhe ‘Balfin Group’, partnerë në hapjen e të parit hotel ‘MGallery’ në rivierën shqiptare
Nga sot, Shqipëria do të jetë pjesë e hartës së turizmit elitar ndërkombëtar, kjo falë marrëveshjes së Balfin Group me kompaninë ndërkombëtare të hotelerisë ‘Accor’ për zhvillimin e hotelit me pesë yje në Green Coast buzë detit në Palasë.
“Një markë ndërkombëtare sepse marka sjell standard dhe standardi sjell turizëm të qëndrueshëm. Shqipëria ka shpallur turizmin si një prioritet kombëtar, këtë e ka të reflektuar edhe në strategjinë kombëtare të vetën. Është një moment shumë i rëndësishëm ku shumë aktorë dhe shumë faktorë do duhet të punojnë dhe të ndër veprojnë me njëri-tjetrin dhe ne do duhet të dalim në tregun ndërkombëtar me një ofertë turizmi dhe me një standard shumë të lartë. Oferta që ne si vend duhet të dalim në tregun ndërkombëtar do duhet të jetë enjë standardi shumë të lartë”, tha Ardiana Sokoli, zv.presidente e grupit “Balfin”.
Balfin Group ka zgjedhur markën “MGallery”, për të harmonizuar stilin e jetesës që ofron Green Coast me standardet ndërkombëtare.
“Sepse MGallery të lejon të ndërthurësh dhe integrosh lokalen, nacionalen, patjetër kjo e harmonizuar me modernizmin dhe me estetikën bashkëkohore. Ne kemi dashur dhe kemi pasur qëllim që këtë hotel ta bëjmë një me natyrën. Ai është i ndërtuar me pesë nivele dhe ndjek egzaktësisht formën e shkëmbit që ka nga pas. Format e hotelit janë të rregullta, janë përdorur element të tradicionales, patjetër duke futur edhe elementin modern brenda. Janë 12 dhoma me të gjitha elementet e një hoteli me pesë yje. Kemi pasur fokus të veçantë eficensën e energjisë, sikundër se tarracat e hotelit janë të gjitha të gjelbëruara, në mënyrë që hoteli të bëhet një me natyrën. patjetër vendndodhja në Palasë, në një nga pikat më të bukura të rivierës shqiptare, fton, veçse fton” shprehet znj. Sokoli.
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni