Grevë e protesta në Serbi, manifestuesit bashkohen me studentët dhe bllokojnë rrugët

30 Dhjetor 2023 | 16:48

Protestuesit në Beograd vazhduan mbrëmjen e së premtes demonstratat kundër parregullsive në zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Ata ecën drejt një grupi studentësh që shpallën një bllokadë 24-orëshe të arterieve kryesore rrugore të kryeqytetit serb ditën e ndërrimit të viteve.

Studenti Strahinja Stankoviç, deklaroi: “Do të qëndroj këtu gjithë natën bashkë me kolegët e mi. Mendoj se pas këtyre bllokadave, të cilat do t’i vazhdojmë do të arrijmë diçka. Gjithmonë i shoh gjërat në mënyrë pozitive dhe jam optimiste se do t’ia dalim. Por koha do ta tregojë nëse kjo do të ndodhë apo jo”.

Studentët ngritën tenda të vogla, vendosën tryeza dhe karrige, sollën ushqim dhe batanije dhe vendosën muzikë në kampin e tyre.

Autoritetet e presidentit populist Aleksandar Vuçiç akuzuan opozitën për nxitje të dhunës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026