Qytetarët e Kosovës pa viza në Europë, Begaj: Arritje e merituar, por e vonuar!
1 Janar 2024 |
10:51
Presidenti Bajram Begaj ka uruar qytetarët e Kosovës, të cilët nga sot do të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, i cili ishte edhe i pari për këtë vit, Begaj tha se se kjo është një arritje e merituar, por e vonuar.
Ai shtoi se shpresonte që ky hap të përshpejtonte të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.
Reagimi i Begajt:
Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët nga sot udhëtojnë pa viza në Evropë!
Kjo është një arritje e merituar, por e vonuar.
Shpresoj që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta