Mos-përfshirja e diasporës në zgjedhje, Godole: Dështim për të gjitha palët, do ndryshonte tërësisht lojën politike
Përfshirja e diasporës në zgjedhjet e 25 prillit sipas drejtueses së Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë do ta kishte ndryshuar “lojën e partive kryesore” dhe fakti që kjo nuk u mundësua as për këto zgjedhje “është një dështim i madh për të gjitha palët”.
Duke komentuar listat e kandidatëve për deputetë në emisionin Ilva Now në Euronews Albania, Godole e konsideroi diasporën si “ndryshues loje të vërtetë”.
“Për mua ato të vitit 2025 do të jenë zgjedhjet e para reale, me futje ne diasporës, për mua ishte një dështim për të cilin të gjitha palët mbajnë përgjegjësi, që nuk bënë aq sa munden që diaspora, e cila ka le ta themi rreth 40% [të elektoratit]… nuk është e pranishme në këto zgjedhje, edhe listat do të ishin krejt ndryshe dhe aty mund të kishim edhe një ofertë mbase më interesante,” – komentoi Godole.
“Për sa kohë nuk e kemi si element, nuk shoh ndonjë ndryshim të madh,” – shtoi më tej drejtuesja e IDMC-së.
Për Godolen zhvendosja poshtë në listat e PS-së të politikanëve më të njohur që u përfshinë në luftën kundër korrupsionit, apo në reformën e drejtësisë është një “lojë dhe eksperiment” si rrjedhojë “e spektaklit politik”. Ajo e etiketoi atë si “listë ndëshkimi”.
Nga ana tjetër për opozitën, ajo tha se në zgjedhje mbetet për t’u parë fushata dhe qasja që do të mbahet kundrejt pritshmërive që ka elektorati për agresive, apo radikale. Për Godolen lista e PD-së është “listë shpërblimi ndaj besnikëve të saj”.
Lexoni gjithashtu:
Jonila Godole: Lista e kandidatëve të PS-së surprizuese vetëm në formë, jo në përmbajtje
Analiza e Denar Bibës: Sa vota i duhen Pandeli Majkos që të mos mbesë jashtë Parlamentit
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta