PD përgënjeshtron tërheqjen e Bujar Leskajt nga lista e kandidatëve në Vlorë
Zyra për shtyp e Partisë Demokratike hodhi poshtë lajmin e rrjedhur në media sipas së cilit gjatë një mbledhjeje në degën e Vlorës kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të këtij qarku, Bujar Leskaj, ishte tërhequr nga kandidimi.
PD tha se ky lajm “nuk është i vërtetë” dhe se Leskaj “është në krye të detyrës”.
Lajmi për tërheqjen e Leskajt qarkulloi mbrëmjen e së martës pas një mbledhjeje të mbajtur në degë ku u raportua për debate rreth emrave të kandidatëve të vendosur në listë.
U tha se z. Leskaj kishte shprehur rezerva për listën dhe kishte kërkuar që të rishikohet renditja. Mirëpo PD i konsideroi këto raportime si “shpifje”.
Kryetari i degës së PD në Vlorë, Genc Deromemaj për Euronews Albania tha se dega e PD është në krye të punës dhe se lajmi për tension ka dalë nga kundërshtarët.
Kandidatët e PD në Qarkun e Vlorës (12 mandate gjithësej):
- Bujar Leskaj
- Ina Zhupa
- Fatjon Veizaj
- Arbi Agalliu
- Gëzim Ademaj
- Nadire Meçorapaj
- Jolio Dine
- Julian Zoto
- Nada Daullja
- Lasko Nasti
- Atird Hoxha
- Alta Haluci
- Lorenc Danaj
- Edmond Fetahu
- Manjola Nikollo
- Hysni Sharra
- Idlir Gumbardhi
- Afrovita Dhimojani
Lexoni gjithashtu:
Kandidatët e PD-së për zgjedhjet e 25 prillit, lista e plotë
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni