Samiti i OKB-së për klimën, John Kerry takohet me zyrtarët e lartë të BE-së

10 Mars 2021 | 06:39

Në vizitën e së martës në Bruksel, i dërguari special i presidentit Biden për klimën, John Kerry u shpreh se kjo dekadë duhet të shoqërohet nga një aksion i përgjithshëm i të gjithë shteteve për të adresuar problemin serioz të krizës klimatike.

Pas katër vitesh nën drejtimin e Donald Trump, vizita e Kerry në selinë qendrore të Bashkimit Europian shënon një fillim të ri të marrëdhënieve trans-atlantike, në përpjekjet globale për të ngadalësuar ndryshimet klimatike.

Samiti i Organizatës së Kombeve të Bashkuar që do të mbahet në nëntor në Glasgow pritet të zyrtarizojë zotimet e 27 vendeve të Bashkimit Europian për të ulur me 55% nivelet e emetimeve të gazrave CO2 deri në vitin 2030. Edhe SHBA pritet të publikojë objektivat e saj gjatë muajit të ardhshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026