Ishte shpallur në kërkim për një vjedhje, arrestohet 31-vjeçari në Durrës
Një 31-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë në qytetin e Durrësit në kuadër të operacionit “Sundimi i igjit”. Ai ishte shpallur në kërkim për një vjedhje të kryer në muajin maj.
Sipas njoftimit të policisë, 31-vjeçari Saleo Rexhepi, ka vjedhur disa materiale prej hekuri, në një subjekt privat.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin Saleo Rexhepi, 31 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar me 3 muaj e 24 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, sepse në muajin maj të vitit 2023, ka vjedhur disa materiale prej hekuri, në një subjekt privat.
Materialet procedurale i kauan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta