Iraku përgatitet të mbyllë misionin e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja

5 Janar 2024 | 13:12

Qeveria e Irakut është duke formuar një komitet për t’u përgatitur për mbylljen e misionit të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në këtë vend, njoftoi të premten zyra e kryeministrit, Mohammed Shia al-Sudani.

Njoftimi erdhi një ditë pasi një sulm i SHBA-së vrau një udhëheqës milicie në Bagdad, duke shkaktuar zemërim në mesin e grupeve mbështetëse iraniane që kërkonin nga qeveria t’i japë fund pranisë së koalicionit në Irak.

“Qeveria cakton një datë për fillimin e punës së komitetit dypalësh për të hartuar marrëveshjet për përfundimin e përhershëm të pranisë së forcave të koalicionit ndërkombëtar në Irak”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit.

Komiteti duhet të përbëhet nga përfaqësues të koalicionit ushtarak, tha një zyrtar qeveritar.

Ushtria amerikane kreu sulmin të enjten si hakmarrje për sulmet e fundit ndaj personelit amerikan, tha Pentagoni.

SHBA ka 900 trupa në Siri dhe 2.500 në Irak në kuadër të një misioni që thotë se synon të këshillojë dhe ndihmojë forcat të parandalojnë rikthimin e të ashtuquajturit Shteti Islamik, i cili pushtoi pjesë të mëdha të të dy vendeve në vitin 2014, para se të mposhtej.

Milicitë pro-iraniane në Irak dhe Siri kundërshtojnë ofensivën izraelite në Rripin e Gazës.

Sudani ka kontroll të kufizuar mbi disa fraksione të mbështetura nga Irani, mbështetja e të cilave i duhej për të ardhur në pushtet një vit më parë. Këto grupe tani formojnë një bllok të fuqishëm në koalicionin e tij qeverisës.

“Ne theksojmë qëndrimin tonë të vendosur për t’i dhënë fund ekzistencës së koalicionit ndërkombëtar pasi të kenë mbaruar justifikimet për ekzistencën e tij,” tha Sudani në një deklaratë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026