Eksperti zbulon mesazhin: Si e kërcënoi SHBA Iranin për të mos sulmuar Izraelin
Eksperti i marrëdhënieve ndërkomëbtare, Ledio Krisafi, ishte i ftuar këtë të premte në Euroneës Albania, ku foli në lidhje me konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.
Krisafi zbuloi dhe një parlajmërim që SHBA i ka dërguar Iranit përmes kanaleve diplomatike.
Ai tha se sipas burimeve që ka në qeverinë jordaneze, SHBA i ka thënë Iranit se nëse do të sulmojë Izraelin gjatë kohës që është i angazhuar në luftën në Gaza, atëherë forcat amerikane do të ndërhyjnë dhe do t’iu shpallin luftë.
“Nga informacionet që unë kam, nga një burim i imi në qeverinë jordaneze, në fillim të konfliktit në Izrael, SHBA i ka dërguar përmes kanalave diplomatike një mesazh qeverisë iraniane që mos të hyjë në luftë në asnjë mënyrë. I ka kërkuar që asnjë nga organizatat që ka rreth e rrotull Izraelit, përfshirë Hezbollahun dhe organizatata e tjera që ka në Siri, të mos sulmojë drejtpërdrejtë Izraelin gjatë kohës që Izraeli Lufton në Gaza. Pasi nëse kjo ndodh atëherë Irani do të jetë në luftë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky mesazh i është dërguar në kanale diplomatike Iranit. Dhe Irani nuk ka asnjë interes të hyjë në një luftë të tillë dhe ka pasur dhe vetë një tërheqje nga Hezbollahu. Shkak është prania e madhe e forcave amerikane në rajon, ku nëse hyjnë në luftë me Izraelin do të përballet me amerikanët. Rusia do të përfshihet vetëm duke dërguar armatime, pasi nuk e ka luksin të dërgojë trupa nëse fillon lufta me SHBA”, tha ai.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë