4 pacientë humbën jetën nga zjarri në spitalin e Hamburgut, 20 persona të plagosur

5 Janar 2024 | 13:17

Katër persona kanë humbur jetën nga zjarri në një spital pranë Hamburgut, në Gjermaninë veriore. Zjarri raportohet se nisi rreth orës 22:45 me orën lokale të enjten në katin e tretë të klinikës Helios në Uelzen.

Thuhet se janë plagosur rreth 20 persona, ndërsa policia tha se numri i të vdekurve mund të rritet duke pasur parasysh seriozitetin e disa plagëve. Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit.

140 zjarrfikës dhe punonjës të shpëtimit, duke përfshirë disa nga rrethet fqinje, luftuan për të frenuar zjarrin. Njerëzit u shpëtuan nga klinika, disa duke përdorur shkallë, sipas raporteve.

Policia tha se “thirrjet për ndihmë u dëgjuan” nga brenda ndërtesës. Uelzen ndodhet rreth 70 km në juglindje të Hamburgut. Katër personat e konfirmuar të vdekur ishin të pacientë.

Sipas BBC numri i të vdekurve mund të rritet. “Ka njerëz të tjerë të lënduar aq rëndë sa jeta e tyre është në rrezik akut”, tha zëdhënësi i policisë Michel Koenemann.

Zjarri vlerësohet të ketë shkaktuar rreth 1 milion euro dëme.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026