Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në SHBA, raportohet për të plagosur

4 Janar 2024 | 17:20

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në një shkollë në Iowa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, të cilat citojnë Policinë, bëhet me dije se nga të shtënat kanë mbetur të plagosur 3 persona, dy prej të cilëve studentë dhe një administrator.

Dyshohet gjithashtu se autori i sulmit ka mbetur i vdekur, nga një e shtënë me armë zjarri.

Po ashtu, zyrtarët thanë se nuk ka rrezik të mëtejshëm për publikun.

Të shtënat ndodhën rreth orës 7:30 të mëngjesit me orën lokale në shkollën e mesme Perry. Sot ishte dita e parë e kthimit për studentët pas pushimeve të Krishtlindjeve.

Perry është rreth 40 milje në veriperëndim të kryeqytetit të shtetit Des Moines.

Shkolla e mesme është pjesë e Distriktit Shkollor të Komunitetit Perry me 1785 nxënës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026