Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha në emisionin Now në Euronews Albania se duhet të ketë një dosje të deklasifikuar lidhur me agjenturat e pretenduara të huaja në protestat në Tiranë.
Sipas tij, nuk është detyrë e njerëzve të thjeshtë të bëjnë gjyqe publike ndaj individëve të caktuar lidhur me bindjet apo indoktrinimin e mundshëm të tyre, pasi kjo është detyrë e shërbimeve sekrete.
Ai theksoi se është premtuar një dosje që do të bëhet transparente më vonë për publikun, në mënyrë që të kuptohet se çfarë prapavije ka pasur kjo protestë.
“Ka ardhur koha që ne të bëjmë një dosje, ta deklasifikojmë dhe të themi se këta kanë qenë personat e përfshirë.
Ka një raport shumë të brishtë mes të drejtës së shprehjes dhe propagandës. Pra, ku është vija e kuqe, ku fillon propaganda dhe ku mbaron liria ime e shprehjes?
Kjo ka qenë së fundmi në komentet e ditëve të fundit për individë të veçantë, por këtë nuk mund ta bëjmë ne. Ka shërbime të caktuara që paguhen për këtë.
Për individë të veçantë thuhet se kanë qëllime apo prapavija të caktuara. Çfarë bindjesh kanë, a veprojnë me vullnetin e tyre apo janë paguar e orientuar? Ne kemi shërbime që duhet ta bëjnë këtë punë. Çdo ditë në tavolinën e kryeministrit shkon një dosje; është një detyrim i shërbimeve.
Por di që është dhënë një premtim se do të përgatitet një dosje për publikun më vonë, në mënyrë që secili të kuptojë se çfarë prapavije ka pasur kjo protestë”, tha Karamuço.
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng