Britania së shpejti në zgjedhje/ Sunak: Procesi, në gjysmën e dytë të vitit

5 Janar 2024 | 18:37

Rishi Sunak ka deklaruar se parashikon që zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar të mbahen në gjysmën e dytë të 2024-s.

Kreu i qeverisë britanike foli pasi u pyet nga gazetarët se kur qytetarët do të mund t’i drejtohen kutive të votimit.

Sinkron Rishi Sunak, kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar:

“Parashikoj që të kemi zgjedhje në gjysmën e dytë të vitit dhe ndërkohë unë kam shumë gjëra që dua të çoj përpara”.

Zgjedhjet britanike zakonisht mbahen në maj ose qershor, edhe pse të fundit ishin në dhjetor 2019, kur ish-kryeministri Boris Johnson fitoi shumicën dërrmuese.

Më herët, kryeministri kishte përjashtuar mbajtjen e procesit elektoral në janar të 2025-s, data e fundit e mundshme kur zgjedhjet mund të mbahen.

Pavarësisht nivelit të ulët të mbështetjes, Sunak theksoi se dëshiron të vazhdojë misionin e tij, duke menaxhuar ekonominë dhe duke ulur taksat për qytetarët.

“Por dua gjithashtu të frenoj emigracionin ilegal, ndaj kam shumë punë për të bërë dhe jam i vendosur të sjell rezultate për qytetarët britanikë”, shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026