Zgjedhjet presidenciale në Rusi, dy kandidatë do të garojnë kundër Putinit

5 Janar 2024 | 18:13

Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë njoftoi të premten se i ka regjistruar dy kandidatë të cilët do të garojnë kundër Vladimir Putinit në zgjedhjet presidenciale në mars.

Komisioni ua pranoi kandidaturat Leonid Slutskyt, kryetarit të komisionit për punë të jashtme në dhomën e ulët të Parlamentit të Rusisë, si dhe Vladislav Davankovit, nënkryetarit të dhomës së ulët të Parlamentit.

Zgjedhjet presidenciale në Rusi do të mbahen më 17 mars.

Stutsky është anëtar i partisë nacionaliste, Partia Liberale Demokratike, ndërsa Davankov vjen nga Partia e Re e Popullit.

Asnjëri prej tyre nuk pritet të jetë në gjendje ta sfidojë Putinin, megjithatë.

Rivalët kryesorë të Putinit, Aleksei Navalny dhe Vladimir Kara-Murza, janë duke kryer dënime të rënda me burgim, për të cilat thonë se janë të motivuara politikisht.

Për Putinin, 71-vjeçar, zgjedhjet janë formalitet, me mbështetje të mediave shtetërore, dhe pothuajse asnjë zë kundërshtar, si dhe burgosje të figurave opozitare.

Mbështetësit e Putinit besojnë se ai e ka rikthyer rendin, krenarinë kombëtare dhe një pjesë të ndikimit të humbur gjatë shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik, shkruan REL.

Disa e justifikojnë edhe luftën e Rusisë në Ukrainë, të nisur në shkurt të vitit 2022, të cilën Putin e përshkruan si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Putinit iu dorëzua mandati i presidentit nga Boris Yeltsin në vitin 1999 dhe prej atëherë ka qëndruar në pushtet si president apo kryeministër.

Një mandat i ri do ta mbante atë në pushtet të paktën deri në vitin 2030.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se sulmet ajrore kundër Iranit do të vazhdojnë derisa ai të vendosë se “është mjaft”. Teherani dhe...
08:13 | 15/07/2026

OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022

Më shumë civilë u vranë në Ukrainë në qershor sesa në çdo muaj të vetëm që nga prilli i vitit 2022, thanë Kombet e Bashkuara,...
07:59 | 15/07/2026

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026