Të dyshuar për lidhje me Mossadin e Izraelit, arrestohen 15 persona në Turqi

5 Janar 2024 | 22:29

Një gjykatë turke mori vendim të premten për t’i arrestuar formalisht 15 njerëz dhe për t’i dëbuar tetë të tjerë, të dyshuar se kanë lidhje me shërbimin sekret të Izraelit, Mossad, si dhe për sulme ndaj palestinezëve që jetojnë në Turqi, raportoi transmetuesi shtetëror TRT Haber.

Autoritetet turke i ndaluan 34 persona në fillim të kësaj jave, pasi Ankaraja e paralajmëroi Izraelin për “pasoja të rënda” nëse përpiqet t’i ndjekë pjesëtarët e grupit militant, Hamas, që jetojnë jashtë territoreve palestineze, përfshirë në Turqi.

TRT Haber nuk tregoi se çfarë ka vendosur gjykata për 11 njerëzit e mbetur, të cilët ishin ndaluar më 2 janar.

Turqia, për dallim nga shumë aleatë perëndimorë dhe disa vende arabe, nuk e cilëson Hamasin organizatë terroriste.

Të dyshuarit u arrestuan gjatë bastisjeve në Stamboll dhe në shtatë provinca të tjera. Ata dyshohet se po planifikonin të kryenin aktivitete, përfshirë edhe “vëzhgim” dhe “ndjekje, sulm dhe rrëmbim” të shtetasve të huaj që jetojnë në Turqi, shkruan REL.

Turqia e ka kritikuar ashpër Izraelin për bombardimin e Gazës në luftën e tij kundër Hamasit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur një sërë kritikash ndaj Izraelit, duke i përshkruar veprimet e këtij shteti në Gazë si “gjenocid”. Ai ka bërë thirrje që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të ndiqet penalisht për “krime lufte” dhe e ka krahasuar atë me liderin nazist, Adolf Hitler.

Erdogan, qeveria e të cilit në të kaluarën ka qenë nikoqire e disa zyrtarëve të Hamasit, po ashtu ka thënë se grupi radikal palestinez po lufton për çlirimin e tokave të tij dhe popullit të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026