Ashpërsohen luftimet në Gaza, Izraeli sulmon edhe Libanin

4 Janar 2024 | 15:59

Izraeli ka deklaruar se i është përgjigjur me artileri infrastrukturës së Hezbollah pas sulmeve ndërkufitare nga Libani. Forcat Mbrojtëse Izraelite mbeten në gatishmëri të lartë për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit, pasi një nga liderët e Hamasit u vra në Beirut.

Vdekja e Saleh Al Aruri, eksponenti më i vjetër i Hamasit që vritet që nga fillimi i konfliktit në Gaza rreth 3 muaj më parë, i është atribuuar Izraelit, edhe pse pa asnjë provë.

24 orë pas sulmit, kreu i lëvizjes Hezbollah, Hasan Nasrallah deklaroi se shteti hebre duhet të presë një “përgjigje dhe ndëshkim të fortë” dhe paralajmëroi se, në rast se armiku mendon ta shtrijë luftën në Liban do të paguajë një çmim të lartë.

Ndërkohë, trupat izraelite në Rripin e Gazës janë riorganizuar duke u grumbulluar në jug të Izraelit, teksa luftimet u ashpërsuan ndjeshëm në qendër dhe jug të Gazës. Sulmi nga deti, toka dhe ajri i Izraelit në Gaza ka marrë mbi 22 mijë e 300 jetë njerëzish, sipas autoriteteve palestineze.

Luftime intensive janë regjistruar edhe përreth qytetit Khan Junis, në jug të Gazës. Izraeli deklaroi se një avion i forcave ajrore goditi një kompleks ku prodhoheshin armët për Xhihadin Islamik.

Ndërsa OKB ka denoncuar se 5 persona u vranë në një sulm ndaj godinës së Gjysmë Hënës së Kuqe në këtë qytet, teksa shteti hebre ka përsëritur thirrjen për evakuimin e tij. Mes viktimave është edhe një fëmijë 5-ditësh. 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026