Motoristi 71-vjeçar: Mendoj çdo ditë se jam i pavdekshëm, të jetojmë jetën
Timi, motoristi “cool” 71-vjeçar që jeton mes Shqipërisë e Greqisë, tregon “sekretin” që e mban të gjallë shpirtërisht e mendërisht edhe në këtë moshë.
Ai rrëfen para pasqyrës se ndihet i pavdekshëm, dhe se nuk ka këshillë më të mirë sesa të mos i frikësohesh vdekjes. Sipas tij jeta duhet jetuar gjithmonë pozitivisht dhe njeriu duhet të mendojë vetëm gjërat e bukura dhe jo ato që e trishtojnë.
“Unë them o zot shyqyr që më gdhive, më pëlqen jeta, më pëlqejnë shakatë, dua të jem sa më larg stresit.
Nuk mendoj se do vdes. Mendoj se jam i pavdekshëm pasi asnjë njeri s’do të vdesë. Unë kam dhe një thënien time: “Nëse ke frikë nga vdekja, mbahu fortë pas jetës”. Të gjithë e kanë frikë vdekjen, por ama nuk duhet ta lëmë jetën. Ta jetojmë jetën, të themi “do punojmë, do martohem, do bëj fëmijë, do rris fëmijë, do martoj fëmijët, do bëhem gjysh”.
E dimë që të gjithë do vdesim një ditë por kurrë nuk duhet ta mendojmë, duhet të mendojmë gjërat më të bukura”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta