Shiste drogë në ambientet e gjimnazit, arrestohet 17-vjeçarja në Gjirokastër

8 Janar 2024 | 13:12

Një 17-vjeçare në Gjirokastër ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se mbante në dhomën e konviktit ku ishte akomoduar, lëndë narkotike cannabis sativa në trajtë çokollate, me qëllim shitjen në ambientet e konviktit dhe në ato të gjimnazit ku ishte nxënëse.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se në cilësinë e provës u sekuestrua një sasi lënde narkotike dhe 3 celularë.

Ndërkohë veprimet procedurale me të miturën po kryhen në praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/Angazhim maksimal i Policisë, në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli” dhe të Paketës për Sigurinë në shkolla dhe në ambientet e lidhura me to, për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale, në këto ambiente.

Mbante në dhomën e konviktit ku ishte akomoduar, lëndë narkotike cannabis sativa në trajtë çokollate, me qëllim shitjen në ambientet e konviktit dhe në ato të gjimnazit ku ishte nxënëse, arrestohet në flagrancë 17-vjeçarja.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike në këtë trajtë dhe 3 celularë.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, me objektiv kryesor parandalimin dhe goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, në ambientet e frekuentuara nga të rinjtë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit Operacional të DVP Gjirokastër dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, goditën një tjetër rast në këtë fushë, për të cilin u arrestua në flagrancë një 17-vjeçare.

Shërbimet e Policisë kryen kontrolle në ambientet e konviktit ku ishte akomoduar 17-vjeçarja, ku gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa në trajtë çokollate, që posedohej nga kjo shtetase me qëllim shitjen në ambientet e konviktit dhe në ato të gjimnazit ku ishte nxënëse. Në vijim, lënda narkotike u sekuestrua nga shërbimet, në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 celularë.

Veprimet procedurale me të miturën po kryhen në praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026