Stano: Ja kur do ia heqim masat Kosovës

8 Janar 2024 | 18:43

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, ka thënë se masat ndaj Kosovës do të vazhdojnë të mbeten ende në fuqi deri në momentin kur prej saj do të ndërmerren hapa të mjaftueshëm pozitive.

“Sa i përket masave, natyrisht se ne po e përcjellim situatën çdo ditë nga afër. Ne kemi njerëz në terren dhe i kemi dedikuar përpjekjet dhe vëmendjen tonë për të parë se çfarë po ndodh”, tha Stano.

Qeveria e Kosovës ishte njoftuar për masat e BE-së më 28 qershor dhe ato hynë në fillim të korrikut. Ato u vendosën për shkak të mospërmbushjes së kushteve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Me tej, ai shtoi se takimi i ardhshëm në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të jetë në çdo kohë kur ka vullnet dhe kur ka një agjendë për të.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026