Qëlloi portierin që i dëmtoi të birin, kërkon falje babai i sulmuesit të kombëtares
Alex Shpendi, babai i sulmuesit të kombëtares shqiptare U21, Stiven Shpendi, ka kërkuar falje për gjestin e bërë në përfundim të ndeshjes së Serisë C, mes Cesena dhe Olbias, ku u fut në fushë dhe qëlloi portierin sardinez, Filippo Rinaldi.
Zemërimi i babait të Shpendit shpërtheu pasi portieri Rinaldi i kishte goditur të birin gjatë ndeshjes, duke e detyruar të largohej nga fusha për shkak të një lëndimi në vetull.
Në një intervistë të dhënë për Rai, babai i futbollistit kërkoi ndjesë për gjestin anti-sportiv.
Ai tha se i kërkon falje gjithë Italisë dhe klubit të Cesenas për gjestin tim të tmerrshëm.
“I kërkoj falje të gjithëve, gjithë Italisë dhe klubit të Cesenas për gjestin tim të tmerrshëm. E di që kam zhgënjyer shumë njerëz dhe për këtë arsye kërkoj falje njëqind mijë herë. E pashë djalin tim në tokë të gjakosur dhe lojtarin tjetër duke e goditur. Për këtë si baba u çmenda, por absolutisht nuk godita askënd”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta