Kosova pa viza, Katalonja gëzohet, Spanja nuk ndryshon qëndrim për autonominë
Katalonja në Spanjë duket se po i gëzohet vendimit të qeverisë së Pedro Sanches për njohjen e pasaportave të Kosovës, ndonëse Spanja zyrtarisht nuk e njeh atë si shtet të pavarur.
Një zyrtar i partisë Bashkë për Katalonjën ka thënë se janë të lumtur për kosovarët dhe të gëzuar që do t’i që tashmë nuk do tu duhet më të lobojnë në Kuvendin e Spanjës për çështjen e pasaportave të Kosovës.
Rajoni i Katalonjas dhe Baskëve kërkojnë prej vitesh autonominë dhe ndarjen nga Spanja, kërkesë e cila është refuzuar vazhdimisht. Kjo ka qenë edhe një nga arsyet se përse Spanja nuk e ka njohur Kosovën si shtet, pasi do t’i hapte rrugë të njëjtit skenar me Katalonjan.
Ndërsa qeverisja rajonale e Katalonjas, e udhëhequr nga e majta republikane, ka deklaruar se sa i takon pavarësisë së Kosovës, qëndrojnë në të njëjtën linjë me institucionet europiane, por është Spanja zyrtare ajo që ka një qëndrim të kundër.
Ky vendim është kundërshtuar edhe nga opozita spanjolle dhe ka prodhuar debate të forta edhe në media e opinionin publik.
Sipas Partisë Popullore në Spanjë, ky vendim i qeverisë për njohjen e pasaportës së Kosovës i hap rrugë një skenari të ngjashëm për pavarësinë e rajonit të Katalonjas dhe pasaportave të tyre.
Por qeveria ka reaguar duke thënë se lëvizja e bërë së fundmi për njohjen e pasaportës nuk ka të bëjë me një zbutje ndaj kërkesave dhe qëndrimeve të Kalalonjas.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës