SHBA-ja dhe Britania zmbrapsin “sulmin më të madh” nga rebelët në Detin e Kuq
Forcat detare të Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe i kanë rrëzuar 21 dronë dhe raketa të shkrepura nga rebelët huthi në Jemen ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, njoftoi SHBA-ja të mërkurën.
Ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Grant Shapps, tha se ky ishte sulmi më i madh në Detin e Kuq i kryer nga militantët huthi deri tani, derisa lufta tremujore mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës po përhapet edhe në një pjesë tjetër të Lindjes së Mesme.
Komanda Qendrore e SHBA-së tha se nuk ka të lënduar e as dëme.
Ky ishte sulmi i 26-të nga grupi rebel i Jemenit, Huthi, ndaj anijeve të mallrave në Detin e Kuq prej 19 nëntorit.
Huthi, i cili e kontrollon shumicën e Jemenit, është duke i sulmuar rrugët tregtare në shenjë mbështetjeje për Hamasin, grupin radikal palestinez që SHBA-ja dhe BE-ja e kanë shpallur organizatë terroriste.
Sulmet e këtij grupi janë duke e penguar seriozisht tregtinë ndërkombëtare në rrugën e rëndësishme mes Evropës dhe Azinë, e cila përbën 15 për qind të trafikut transportues të botës.
Shumë kompani transportuese janë detyruar të përdorin tjera rrugë detare, duke marrë rrugë të gjata përreth Afrikës.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet