Defektet e avionëve/ SHBA, inspektorët gjejnë bulona të liruar në portat e Boeing
Pas incidentit të së premtes së kaluar, kur një avion “Boeing 737 Max 9” humbi një nga dyert gjatë fluturimit, “United Airlines” ka konstatuar probleme të ngjashme tek mjete të tjera.
Kompania deklaroi se kishte gjetur bulona të liruar dhe probleme të lidhura me instalimin në disa avionë.
Inspektimet janë fokusuar tek prizat e përdorura për të izoluar një zonë të caktuar për dyert e emergjencës, që nuk janë të detyrueshme tek Boeing-ët “Max 9”. Priza është ajo pjesë që shpërtheu avionin e “Alaska Airlines” teksa po fluturonte në 4.900 metra mbi Oregon.
Avioni, që ishte planifikuar të ulej në Kaliforninë e Jugut, u kthye në Portland dhe asnjë nga 171 pasagjerët dhe 6 anëtarët e ekuipazhit nuk mbeti i lënduar.
Avionët e markës “Boeing 737 Max 9” janë ndaluar të përdoren për fluturime në Hauai, pasi një nga llambat spiune mund të ketë treguar një problem me presionin në tre fluturime të mëparshme.
“Alaska Airlines” vendosi të mos lejojë më avionët të bëjnë fluturime të gjata, sidomos mbi sipërfaqe ujore, në mënyrë që të kthehen në aeroport nëse llamba paralajmëruese ndizet sërish.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar