Atentati në Vlorë| Pistë e re për hetimet, autorët mund të kenë ngatërruar objektiv
Një pistë e re ka dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit Gëzim Sinomati në qytetin e Vlorës.
Dyshohet se autorët mund të kenë ngatërruar shënjestrën, pasi objektiv mund të ketë qenë xhaxhai i tij Bernard Sinomati, i cili kishte rreth një vit që jetonte në Vlorë.
Kujtojmë se Bernard Sinomati i shpëtoi një atentati me tritol më 3 janar të vitit 2022.
I ndjeri Gëzim Sinomati, është djali i Sokol Sinomatit, ish-anëtar i bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë, i njohur ndryshe me pseudonimin “Buzëderri”.
Ai kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në Vlorë nga Belgjika ku qëndron prej vitesh.
Ekzekutori, besohet se përdori një armë snajper.
22 vjeçari kishte dalë për të pirë cigare në ballkonin e banesës në katin e tretë të një pallati pranë Poliklinikës kur u qëllua nga distanca vetëm një herë.
Ngjarja ndodhi në orën 22:00 të mbrëmjes së të dielës, kur qyteti bregdetar nuk kishte energji elektrike.
Në kushtet e errësirës, ekzekutori i 22 vjeçarit që dyshohet se është ndihmuar edhe nga të paktën dy persona të tjerë e kanë pasur të lehtë të largohen pa tërhequr shumë vëmendje.
Më shumë se një orë nga vrasja e Gëzim Sinomati, policia e Vlorës njoftoi se gjeti të djegur në lagjen “24 Maji” një makinë tip BMW që besohet se u përdor për krimin.
Kjo skemë është përdorur thuajse pas të gjitha ngjarjeve të rënda kriminale vitet e fundit, pasi flakët shkatërrojnë gjurmët.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos