500 pacientë në 1 javë, rriten rastet e të prekurve me viroza në spitalin e Shkodrës
Qarku i Shkodrës në këtë fillimviti po përballet me një numër të shtuar të pacientëve që po i drejtohen mjekut, si pasojë e virozave stinore.
Dhurata Hysa shefe e epidemiologjisë në Shkodër thotë për Euronews Albania se janë më shumë se 500 pacientë që janë paraqitur në një javë për të kryer ekzaminime në qendrat spitalore.
“Situata epidemiologjike në Shkodër nuk është e qëndrueshme pasi ka një trend në rritje të të infektuarve. Kryesisht inflacione respiratore të sipërme ku futen virozave , gripi si dhe një numër shumë i vogël i rasteve me COVID 19. Mund të them që brenda javës numri i të infektuarve me viroza të ndryshme ka qenë mbi 500 raste”, thotë mjekja.
Por cilat janë grupmoshat më të prekura?
“Janë të gjitha moshat por nga 5 vjeç deri në 14 janë ato që predominojnë në qarkun e Shkodrës. Pastaj 1 deri në 3-4 vjeç por dhe grupmoshat e tjera. Janë grupmosha pediatrike më e prekur”, shprehet ajo.
Përafërsisht janë rreth 1 mijë pacientë të paraqitur në dy javët e para të janarit, ndërsa mjekja thotë se numri është shumë më i lartë i atyre që nuk paraqiten për të marrë ndihme e parë, por mjekohen me kishte shtëpie.
Ndërsa numri i virozave në vijim pritet të jetë në rritje, prania e virusit COVID 19 është ulur në nivele të papërfillshme, ku në muajin që lamë pas janë vetëm 17 raste të identifikuara me simptoma të lehta.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta