Evakuohen 90 fëmijë nga Blegorod pas sulmeve ukrainase
Nga Belgorodi, qyteti kufitar që është bombarduar nga pala ukrainase, është evakuuar këtë të mërkurë grupi i parë i fëmijëve pas një sërë sulmesh të vazhdueshme.
Më shumë se 90 fëmijë të shkollave fillore të shoqëruar nga 20 mësues dhe ekipi mjekësor do të qëndrojnë në një kamp në rajonin e Voronezh për tre javë.
Një grup tjetër do të shkojë në rajonin e Kaluga.
Njëri prej fëmijëve rrëfen se do të ndahet nga familja e tij, prindërit, vëllai dhe gjyshi, por në këtë mënyrë do të largohet edhe nga bombat.
Ndërsa një tjetër prej të miturve të evakuuar tregon se kanë dëgjuar bombardimet gjatë natës dhe kanë dalë me vështirësi nga banesa.
Sipas autoriteteve ruse, 1300 fëmijë nga Belgorod do të dërgohen në katër rajone të tjera.
Më 30 dhjetor, në Belogorod, si pasojë e sulmeve me raketa dhe drone që kanë vazhduar thuajse çdo ditë, mbetën të vrarë vranë 25 persona.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta