Scholz thirrje vendeve të BE: Rrisni furnizimin me armë për Ukrainën

9 Janar 2024 | 09:59

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) t’i japim më shumë mbështetje ushtarake Ukrainës gjatë këtij viti, e cila është duke e luftuar pushtimin rus.

Scholz i bëri këto thirrje gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Friedman, më 8 janar në Berlin.

“Dërgesat e armëve për Ukrainën, i planifikuar nga shumica e vendeve anëtare të BE-së tani, janë shumë të vogla… unë u bëj thirrje aleatëve tanë në Bashkimin Evropian që gjithashtu t’i rrisin përpjekjet e tyre për Ukrainën”, tha Scholz.

Gjermania është mbështetësi i dytë më i madh ushtarak i Ukrainës, pas Shteteve të Bashkuara.

Ukraina ka paralajmëruar që lufta dhe financat e saj publike do të jenë në rrezik të madh, nëse do të ndalen ndihmat prej Perëndimit, shkruan REL.

Ukraina ka regjistruar ndryshim të vogël të linjës së kontrollit, pas nisjes së kundërofensivës pranverore, dhe tani po përballet me një rënie graduale të ndihmave prej aletëve në Uashington dhe Evropë.

Ndërkohë, Rusia është duke i vazhduar sulmet mbi Ukrainë.

Më 8 janar, ushtria ruse i sulmoi rajonet e Ukrainës me një breshëri raketash, duke i vrarë së paku katër persona, plagosur mbi 40 të tjerë, si dhe duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe objektet ekonomike, thanë zyrtarët ukrainas.

Ushtria ukrainase tha se në shumicën e vendit, përfshirë në kryeqytet Kiev, u lëshuan sirena për sulme ajrore më 8 janar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet

Franca ka regjistruar rreth 1 mijë vdekje më shumë nga sa pritej që prej së mërkurës, kur temperaturat ekstreme mbërthyen vendin. “Që prej 24 qershorit,...
12:26 | 28/06/2026

Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje

Franca ka regjistruar 74 vdekje nga nbytja që nga 18 qershori, ndërsa vendi vazhdon të përballet me një valë të nxehti dhe temperatura jashtëzakonisht të...
08:17 | 28/06/2026

Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës

Burri i ministres italiane të çështjeve familjare, Eugenia Roccella është zhdukur në liqenin Vico, rreth 80 km në veriperëndim të Romës. Siç raportohet nga agjencia...
21:45 | 27/06/2026