Shtimi i rasteve të gripit, Alimehmeti: Ja kur pritet të bjerë numri i të prekurve
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti është shprehur se në fundvit dhe fillimin e vitit të ri kemi një shtim të numrit të personave të prekur nga virozat gripale.
Komentet Alimehmeti i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se numri i të prekurve pritet të bjerë në fund të muajit janar.
Ai tha se gripi kalon më thjeshtë nëse qëndrojmë nën trajtim, duke mos u ekspozuar në të ftohtë dhe duke konsumuar çajra bimorë dhe ushqime të nxehta.
“Tirana 1 milion banorë, Korça 50 mijë banorë… Patjetër që qendra Tirana do jetë. Në periudhë dimri ne do kemi qarkullim të viruseve respiratore. Është në natyrën e njeriut të themi që grip si ky skemi parë.
Gjatë festive ne lëvizim shumë, takojmë njerëz që zakonisht nuk i takojmë dhe janari na gjen në këtë kubën ngjitëse, që besoj se do të zbresi nga fundi i janarit. Shyqyr që ne po shqetësohemi se tani kemi vetëm një kollë, imagjinoni vite më parë që thoshim nuk mbushemi dot me frymë, e me radhë. H3N2 ka tendencë që të shkojë deri në 3 javë shkolla.
Nëse kjo komplikohet, në shumë pak raste kalon në pneumoni, që ka nevojë për trajtim tjetër. Po të ndjekim këshillat e gjyshes, ato dinë ta trajtojnë gripin për mrekulli. Bëjnë o çaj, o supë, dinë që duhet të rrinë brenda. Gripi kalon për një javë nën trajtim dhe për 10 ditë pa trajtim”, tha Alimehmeti.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta