Mjeku në Angli: Gabimi që bëhet me antibiotikun në Shqipëri, ja kur duhet të merret
Mjeku shqiptar në Londër, Adrian Fandi, është shprehur se antibiotiku nuk duhet të jepet në të gjitha rastet, por vetëm nëse pacienti ka komplikacione sekondare bakteriale.
Komentet Fandi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku komentoi situatën e rëndë gripale në mbarë botën.
Fandi tha se antibiotiku duhet të jepet nëse pacienti dëgjon zhurma në mushkëri dhe është mirë të kombinohet me kortizonin.
“Antibiotiku jepet nëse ke një komplikancë sekondare bakteriale. Nëse dëgjon zhurma në mushkëri, nëse ke gëlbazë me ngjyrë. Pra sekrecionet që dalin me ngjyrë. Nëse pacienti i ka mushkëritë e pastra, nuk ka nevojë për antibiotik.
Antibiotiku duhet kombinuar me kortizonin. Pacientët marrin frymë më lirisht dhe shërohen. Kortizoni duhet dhënë në bazë të dozës dhe peshës. Gabimi që bëhet sot në mjekësi është dhënia e antibiotikut indromuskular. Gabim sepse mjeku nuk dëgjon koshiencën e vetë, por dëgjon pacientin”, tha Fandi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta