Vaksinimi i fëmijëve, Moderna nis të testojë vaksinën anti-COVID tek fëmijët nga 6 muaj në 12 vjeç
Kompania Moderna ka nisur të testojë vaksinën e saj anti-COVID edhe tek fëmijët nga 6 muaj në 12 vjeç.
Studimi do të vlerësojë sigurinë dhe efikasitetin e dy dozave të dhëna me një diferencë prej 28 ditësh dhe synon të marrë në testime rreth 6,750 fëmijë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.
Vaksina tashmë është autorizuar për përdorim emergjent për të rriturit që janë mbi 18 vjeç. Në një studim i cili filloi në dhjetor, Moderna po teston gjithashtu vaksinën edhe tek adoleshentët nga 12 në 18 vjeç.
Vaksina e kompanisë amerikane ‘Moderna’ duket se funksionon edhe kundër varianteve të reja të coronavirusit, të zbuluara në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Afrikën e Jugut.
Sipas shkencëtarëve, testet e hershme laboratorike sugjerojnë se antitrupat që nxit vaksina mund t’i njohin dhe luftojnë variantet e reja.
Megjithatë, shkencëtarët thonë se për ta konfirmuar këtë, duhet të bëhen më shumë studime. Ekspertët besojnë se varianti i Mbretërisë së Bashkuar, i cili është shfaqur në shtator, mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm.
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit