Jeff Bezos fiton në 13 minuta më shumë se një person mesatar gjatë gjithë jetës

11 Janar 2024 | 15:25

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, fiton më shumë në më pak se 13 minuta sesa fiton një person mesatar gjatë jetës, sipas të dhënave të publikuara nga revista globale e biznesit Fortune.

Në vitin 2023, pasuria e Bezos u rrit nga 107 në 177 miliardë dollarë, që korrespondon me një rritje të pasurisë me 191.78 milionë dollarë në ditë ose me rreth 7.99 milionë dollarë në orë, raporton portali Yahoo Finance.

Sipas të dhënave të vitit 2023, mesatarisht amerikani fiton 1.7 milionë dollarë gjatë jetës së tij të punës dhe Bezos e fiton këtë shumë në afërsisht 0.21 orë, pra në 12.76 minuta.

Amazon është një gjigant global i tregtisë elektronike dhe një nga kompanitë amerikane të teknologjisë “Magnificent Seven” me vlerën më të lartë të tregut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026