Arvizu mesazh politikës shqiptare: Largohuni nga konfliktet dhe sulmet ndaj njëri-tjetrit

16 Mars 2021 | 16:15

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu në një intervistë për Euronews Albania i ka bërë apel politikës shqiptare të largohen nga konfliktet dhe sulmet ndaj njëri tjetrit.

Arvizu tha se nuk habitej me incidentet e para të fushatës, por theksoi se qytetarët duhet të vendosin se çfarë është më e mira për ta, familjet dhe vendin e tyre.

“Është e rëndësishme të votoni, shumë e rëndësishme, mos humbni shpresën, vota ka vërtetë peshë,” – ishte apeli i Arvizu për qytetarët shqiptare.

Gjatë intervistës Arvizu kujtoi zgjedhjet lokale të vitit 2011 dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 gjatë së cilave u përdor gjithashtu gjuhë e ashpër nga politika, por që “në fund të dyja ato zgjedhje u panë si të besueshme”. Thënë këtë Arvizu tha se kishte pritshmëri se edhe zgjedhjet e ardhshme “do të jenë të besueshme”.

“Njerëzit thjesht duhet të fokusohen tek politikat, më kupton, të largohen nga konfliktet mes personaliteteve nga sulmet ndaj njëri tjetrit, shfrytëzimi i medias…e di që është e thjesht në teori dhe e di që në realitet nuk është aq e thjesht. Por njerëzve thjesht u duhet të bëjnë një zgjedhje dhe të vendosin ç’është më e mira për ta, familjet dhe vendin e tyre,” – tha ish-ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Arvizu.

Diplomati amerikan tregoi se është i informuar për zhvillimet në Shqipëri, si për shembull ndryshimet e kodit zgjedhor, pasi vijon të mbajë kontakte në Tiranë. Sipas tij zgjedhjet e 25 prillit do jenë një test për partitë kryesore dhe diplomacia amerikane pret që procesi të jetë i rregullt dhe i paqtë.

“Vota ka vërtetë peshë dhe ndryshimi është i mundur vetëm nëse njerëzit paraqiten ditën e zgjedhjeve për të votuar. Edhe nëse votoni për mazhorancën edhe nëse votoni për opozitën, ndryshimi nuk është i mundur nëse nuk votoni,” – ishte mesazhi i Arvizus për shqiptarët.

Me rastin e 30-vjetorit të ri-vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve, diplomati amerikan e vlerësoi Shqipërinë si “mik të mrekullueshëm të SHBA-së”.

Ai pranoi se mund të bëhej më shumë për të ndihmuar në arritjen e standardeve demokratike, por theksoi se demokracia është “një proces” dhe “është shumë e domosdoshme që të qëndrohet në rrugën e nisur” duke nënkuptuar këtu reformat si ajo e drejtësisë.

Sipas Arvizut “SHBA duhet të jetë më e përfshirë në Ballkanin Perëndimor” për sa i përket investimeve dhe politikës pasi “në rajon ka shumë forca që po punojnë dhe jo të gjitha janë pozitive dhe demokratike”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026