HARTAT/ Sulmet Houthi në Detin e Kuq, ja si devijojnë rrugën anijet e mallrave
Ditët e fundit Deti i Kuq është “mbërthyer” nga sulmet e rebelëve Houthi, të cilët godasin kryesisht anijet e mallrave.
Mediat e huaja kanë publikuar dy harta që tregojnë pse mbrojtja e rrugës së transportit të Detit të Kuq është kaq thelbësore për SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Firmat e mëdha të transportit detar kanë devijuar ngarkesën e tyre nga rruga që kur Houthi-t filluan sulmet e para në nëntor.
Në hartat në fjalë duket qartë rruga shumë më e gjatë që po përshkrojnë anijet e mallrave që vijnë nga Lindja, duke kaluar në jug të Afrikës, për të arritur në Europë.
Sipas të dhënave nga faqja e internetit Marine Traffic, ka pasur një reduktim në cisternat e naftës dhe gazit, por Shoqata Ndërkombëtare e Pronarëve të Pavarur të Tankerëve ka këshilluar transportin detar që të shmangë kalimin nëpër zonë dhe të fikë transmetuesit e tyre nëse e bëjnë këtë.
Është gjithashtu interesante të theksohet se disa anije që kalojnë bregun e Jemenit nuk listojnë asnjë destinacion ose “asnjë kontakt me Izraelin”. Të tjerë po deklarojnë “roje të armatosura në bord”.

LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta