Përse Britania dhe SHBA goditën grupin Houthi? Eksperti zbulon planin
Eksperti Dritan Goxhaj ishte këtë të premte në Euronews Albania për të folur për konfliktin që duket se po zhvillohet në Jemen.
Forcat amerikane dhe aleatët e saj goditën më shumë se 60 objektiva në 16 lokacione të përdorura nga rebelët Houthi në Jemen.
Sipas Dritan Goxhaj në këtë zonë nuk bëhet fjalë për një luftë aq tëmadhesa kjo e fundit të ndikojë edhe te Irani, pasi një luftë e tillë sipas ekspertit do të kërkonte më shumë trupa ushtarak dhe do të kishte shumë kosto ekonomike.
“Për sa kohë luftën e zhvillon jashtë territorit tënd, ti nuk pëson ndonjë dëm. Kështu Irani po e përdor këtë luftë. Ne nuk mund të themi që po dëmtohet. Nuk është një luftë aq e madhe. Nuk është si lufta në Rusi, ku harxhimi i mjeteve ushtarake është i sasive të mëdha dhe kjo sjell harxhime të mëdha ekonomike e ushtarake nga të dyja palët.
Kryesisht Jemeni, Huthët kanë goditur me drone ku më i shtrenjti i tyre kushton 20 mijë dollarë, kurse një nga raketat që kanë lëshuar dje shtetet e e bashkuara të Amerikës është 500 mijë dollarë.
Po të bëjmë këtë krahasim ekonomik, themi se të humburit janë këta. Një aeroplan mbajtës ose një luftë-anije nuk mund të mbajë më shumë se 14 raketa të tilla. Lufta ka treguar se në rast se nuk futet ushtari t’i nuk hyn ushtari, nuk mund ta kontrollosh territorin. Ti mund të godasësh 1 ose 2 objektiva por nuk mund ta ndalosh kalimin e anijeve.
Që të bëjë një koalicion për t’u futur me forca ushtarake në Jemen, për të bllokuar bregdetin, nga i cili bëhen goditjet, të paktën Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe këtij koalicioni i duhen 16000 forca ushtarake për t’i mbajtur. që nuk i ka dhe as nuk ka menduar t’i mbledh. Ndaj them se nga të dyja palët, po përdoret për një “show” por nuk do të sjellë ndryshim të situatës në terren”,-tha Dritan Goxhaj.
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë