Fotografia e njohur: Ëndrrën amerikane nuk e kam pasur kurrë, por po e jetoj

13 Janar 2024 | 18:20

Fotografja e mirënjohur Anjeza Dyrmishi, e cila prej dy vitesh tashmë jeton e punon në Shtetet e Bashkuara te Amerikes, shprehet se nuk e ka pasur kurrë ëndërr të shkoj në Amerikë. Ajo rrëfen se kishte shkuar një herë si turiste, por insistimi i një avokati që njohu nga miqtë e saj, kishte bërë që gjatë pandemisë të merrte vendimin për të lënë Shqipërinë.

Ajo tregon se falë mbështetjes që Amerika u jep artisteve, mori përgjigje pozitive vetëm 2 javë pas aplikimit të vizës.

“Për mua nuk ka qenë “ëndrra amerikane”, nuk e kam pasur ëndërr Amerikën. Unë kam ardhur në 2019-ën thjesht si turiste te disa miqtë e mi dhe ka qenë miku im me mikeshën që më thoshin gjithë kohës që ka ardhur momenti që të largohesh nga Shqipëria. Shqipëria është shumë e mirë, ka klimën dhe shumë gjëra të mnira që nuk duhet t’i hedhim poshtë, por është vend shumë i vogël. Pasi t’i ke shumë vite eksperiencë vjen një moment që t’i e ke vështirë të shkosh më larg. Unë gjëja që kisha gjetur zgjidhje është që punoja shumë në Evropë bashkë me Indritin dhe e kishim një arratisje që iknim dhe vinim. Atë e gjenim si diçka për t’i ikur rutinës. Por nuk e kisha në plan kurrë të vija në Amerikë, ka qenë komplet fat. Këta miqtë e mi ja kishin dhën numrin tim një avokati dhe ai më tha hajde te zyra të bësh letrat”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026