Blerja e kateve pa leje, urbanisti: Kostoja e ndërtimit nuk është 223 euro/m2
Në emsionin Review në Euronews Albania, u diskutua këtë të shtunë vendimi i qeverisë për konfiskimin e objekteve pa leje. Një investigim i Birn tregoi se ky vendim nuk i ka ndëshkuar ndërtuesit, por përkundrazi i ka favorizuar ata.
I ftuar në panel urbanisti Gentjan Kaprata tha se ndërtuesit po i blejnë katet pa leje për 223 euro për metër/2, shumë herë nën koston e ndërtimit.
Ai theksoi se kostoja e ndërtimit në Tiranë shkon shumë herë më shumë se 223 euro për metër katrorë.
Sipas tij, vendimi i qeverisë është një skemë për të amnistuar ndërtimet pa leje të ndërtuesve, duke shtuar dhe efektin elektoral, pasi ky vendim u mor dhe në prag të zgjedhjeve lokale.
“A do merrni ju riskun që të bleni një send me të njëjtin çmim që do ta shisni, kurrë nuk ndodh. Unë këmbëngula atëhere që do shiten me vlerën kostos, por edhe atëherë ia kam futur kot se nuk u shitën as me vlerën e kostos. Nuk ka asnjë mundësi që ndërtimet në tiranë të kushtojnë 223 euro për metër katrorë në çfarëdo gjendje të jetë godina. Vetëm betoni, hekuri dhe punëtoria, ose kostot e ndërtimit të një karabinaje janë shumë më të larta, veçanërisht në katet e para.
Në Shqipëri kemi dy raste të tilla, e para ka qenë një godinë pas Presidencës, ku Rama bëri një VKM vetëm për atë, ku thoshte që lejet që ai jep vetë janë të ndyshme nga ato që jepen nga qeveria vendore.
Gjykata Administrative e rrëzoi dhe qeveria e bëri ligj. Ky është rasti i qartë i një organizmi fashist ekonomik kur sipërmarrrësit dhe qeveria bëhen bashkë dhe kështu do sillen”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta