Ekzekutohet me 80 plumba mafiozi grek, në shënjestër të bandave që nga 2018
Anëtari i njohur i mafies greke, Vangelis Zampounis, 44 vjeç u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në qendër të Athinës.
Sipas informacioneve të publikuara nga mediat helene mbi viktimën u qëlluan me mbi 80 plumba duke e lënë të vdekur në vend.
Viktima ishte një ndër eksponentët më të rëndësishëm të mafies greke. Para 4 vitesh ai i kishte shpëtuar një atentati ku kishte marrë plagë të rënda, por për fat autorit i ishte bllokuar arma dhe nuk kishte mundur t’i jepte goditjen përfundimtare.
Policia greke po mbledh materiale nga kamerat e sigurisë që kanë regjistruar momentin e ekzekutimit, si dhe lëvizjet e autorëve para dhe pas vrasjes, ndërsa ka marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit një taksist, i cili në atë moment ndodhej në pikën e karburantit.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta