Vrau kunatin pasi i abuzoi vajzën, policia greke dënon veprimin e shqiptarit
Vetëgjyqësia që 50-vjeçari shqiptar Fatmir Tarellerai kreu në qytetin e Volos në Greqi, duke ekzekutuar kunatin që i përdhunoi të bijin, ka marrë vëmnedje maksimale të mediave në shtetin fqinj.
Veprimi shqiptarit është komentuar dhe nga zëdhënësja e policisë greke, Konstantina Dimoglidou, e cila duke folur për MEGA, dënoi veprimin e 50-vjeçarit.
Ajo theksoi se nuk mund të veprohet vullnetarisht për zgjidhjen e konflikteve, por qytetarët duhet t’i drejtohen autoriteteve.
Sipas saj asnjë qytetar nuk mund ta marrë ligjin në duart e tij, por ka organe kompetente që japin drejtësi.
“Askush nuk duhet ta marrë ligjin në duart e veta, ka polici dhe drejtësi greke, ne jetojmë në një shoqëri të civilizuar. Ai mund t’i drejtohej organeve të policisë dhe të ndiqte procedurën. Nga momenti i dëshmisë të 18-vjeçares, policia do të kryente të gjitha veprimet hetimore për të faktuar pretendimet dhe për të vënë autorin përpara përgjegjësisë”, tha Dimoglidou.
Sipas dëshmisë së 18 vjeçares, 33-vjeçari Erjon Pelivani, vëllai i njerkës së saj, e ka përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi kishte arritur deri në pikën që ta shantazhonte se nëse nuk i jepte para, ai do të publikonte video dhe foto të përdhunimeve.
Pasi është vënë në dijeni nga e bija Fatmir Tarellari, ka rrëmbyer armën dhe ka shkuar drejt shtëpisë së kunatit të tij.
Kur ka shkuar në Agria, 50-vjeçari i ka kërkuar të shoqes që kunati ta ndihmojë me një defekt që i kishte ndodhur në makinë.
Me të mbërritur në vendngjarje, dy personat kanë debatuar, më pas 50-vjeçari e ka goditur me tytën e armës në fytyrë 33-vjeçarin dhe kur viktima ka tentuar t’i marrë armën, e ka qëlluar, duke e plagosur për vdekje.
Më pas 50-vjeçari ka telefonuar autoritetet dhe është vetëdorëzuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 09:41 Tre të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe gjysmë milioni njerëz pa drita nga stuhia më e fortë në 20 vjet në Kili (VIDEO)
- 09:32 Zelensky flet për kabinetin e ri qeveritar: Detyra kryesore garantimi i sigurisë, do ketë ndryshime me partnerët
- 09:29 Kupa e Botës 2026, Shtëpia e Bardhë konfirmon praninë e Presidentit Trump në finale
- 09:20 Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin
- 09:16 Gruaja e Kryeministrit të Spanjës do të përballet me një gjyq, zbardhen dy akuzat ndaj saj
- 09:12 Polonia kap tre avionë luftarakë rusë pranë brigjeve të Baltikut