Rrëmbeu armën dhe vrau kunatin, biseda e babait me vajzën e përdhunuar: E zgjidh unë

10 Janar 2024 | 12:36

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 33-vjeçarit Erjon Pelivani, i cili u ekzekutua nga kunati i tij Fatmir Tarellari në Volos të Greqisë.

Siç është bërë e ditur, 33-vjeçari ka abuzuar seksualisht me vajzën 18-vjeçare të Fatmir Tarellarit, që në moshën 9-vjeçare.

Mediat greke shkruajnë se kur ajo u rrit dhe mbushi moshën rreth 12-vjeçare, ai filloi ta filmonte dhe fotografonte në pozicione të pahijshme.

Pelivani në fakt, dyshohet se i ka mbajtur për vete pamjet video, por më pas ka shantazhuar mbesën e tij me to.

Kur vajza ka filluar punë, ai dyshohet se e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që t’i jepte paratë që po fitonte, nën kërcënimin se do të publikonte materialet që posedonte.

E gjendur në këto kushte vajza i ka rrëfyer babait të saj për veprimet e tmerrshme të 33-vjeçarit.

Kur ka marrë vesh ngjarjen 50-vjeçari i ka thënë se do ta “zgjidhte vetë atë punë”.

Familja e Fatmir Tarellait përbëhet nga tre vajza nga martesa e tij e mëparshme dhe një djalë 9-vjeçar nga martesa e tij e dytë. Viktima rezulton të jetë vëllai i gruas së tij të dytë.

Si ndodhi ngjarja?

Pasi është vënë në dijeni nga e bija Fatmir Tarellari, ka rrëmbyer armën që e kishte me leje dhe ka shkuar përpara shtëpisë së kunatit të tij.

Kur ka shkuar në Agria, 50-vjeçari i ka kërkuar të shoqes që kunati ta ndihmojë me një defekt që i kishte ndodhur në makinë.

Me të mbërritur në vendngjarje, dy personat kanë debatuar, më pas 50-vjeçari e ka goditur me tytën e armës në fytyrë 33-vjeçarin dhe kur viktima ka tentuar t’i marrë armën, e ka qëlluar, duke e plagosur për vdekje.

Më pas 50-vjeçari ka telefonuar autoritetet dhe është vetëdorëzuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026