I përdhunoi vajzën, zbardhet motivi pse shqiptari në Greqi vrau kunatin

10 Janar 2024 | 08:52

Një 33-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Erjon Pelivani është vrarë me armë zjarri nga kunati i tij, pasi ky i fundit zbuloi se i kishte përdhunuar prej 9 vitesh të bijën.

Autori është 50-vjeçari Fatmir Tarellari. Ai e qëlloi vëllain e gruas me një armë gjahu dhe më pas është vetëdorëzuar në policinë në Volos.

Shqiptari ka rrëfyer në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin pasi mëngjesin e së martës, vajza e tij 18-vjeçare i tregoi se Pelivani e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare.

Ndërsa së fundmi, sipas rrëfimit të vajzës, daja e ka shantazhuar se do t’i publikonte video dhe foto intime të akteve të tij.

Familja e 50-vjeçarit përbëhet nga tre vajza nga martesa e tij e mëparshme dhe një djalë 9-vjeçar nga martesa e tij e dytë. Viktima rezulton të jetë vëllai i gruas së tij të dytë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026