Çani: Rama marketues i mirë, zgjedhja e resortit në Shëngjin pjesë e promovimit

9 Janar 2024 | 21:57

Për dy ditë me radhë, sot dhe nesër,  kryeministri Rama, i gjithë kabineti qeveritar, grupi parlamentar po zhvillojnë një mbledhje informale me dyer të mbyllura në Shëngjin.

Gazetari Arjan Çani tha në emision Now se Edi Rama është një  martektues shumë i mirë dhe këtë e tregon edhe numri i turistëve që erdhën në Shqipëri këtë vit.

Sipas tij, edhe zgjedhja e një resorti në Shëngjin për të bërë këtë mbledhje është pjesë e promovimit.

“Nuk më shqetëson që është bërë në një resort se duke ditur filozofinë e Ramës që është një marketues i niveleve të larta, mjafton të shohëhs numrin e turistëve që erdhën në Shqipëri, pavarësisht ç’mund të thonë, ja njoh si meritë. PR është gjëja që ai bën me më shumë pasion, kështu që forma është shumë e rëndësishme në ditët tona. Unë mendoj se kjo e Shëngjinit, edhe nëse është resort, është pjesë e promovimit”, tha Çani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026