“Si në komunizëm”, Abilekaj: Partia dhe qeveria u mblodhën në resort

9 Janar 2024 | 21:46

Për dy ditë me radhë, sot dhe nesër,  kryeministri Rama, i gjithë kabineti qeveritar, grupi parlamentar po zhvillojnë një mbledhje informale me dyer të mbyllura në Shëngjin.

Gazetari Enton Abilekaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se mbledhja e përbashkët e qeverisë dhe partisë për të diskutuar qeverisjen e 2024 është shembje e çdo ideje institucionale.

“Kemi një qeveri që mblidhet me partinë dhe diskuton për qeverisjen e 2024, që këtu kemi shembjen e çdo ideje institucionale, kjo ndodhte vetëm në kohën e partisë komuniste. Sa për sy e faqe të paktën nuk mund të mblidhet partia me qeverinë bashkë në një resort, kjo tregon që nuk i njohin institucionet në këtë vend, janë zero. Ashtu si Rama vendos të shkrijë 3 ministri, të shkarkojë një ministre dhe nxjerr vetëm një dekret, kjo tregon se nuk njeh asnjë institucion, bën çfarë të dojë”, tha Abilekaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026