“Rama i hoqi ministrave telefonat”, gazetari zbulon çfarë ndodhi në Shëngjin

9 Janar 2024 | 21:35

Gazetari Ardit Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me mbledhjen e qeverisë që u zhvillua ditën e sotme në Shëngjin.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se ministrave nuk u është lejuar telefoni brenda mbledhjes.

Mes tjerash ai tha se Rama u ka kërkuar performancë më të mirë zyrtarëve socialistë.

“Ne gazetarët nuk u lejuam që të qëndronim shumë afër vendit ku u zhvillua mbledhja. Ministrat për kohë të gjatë, gjatë mbledhjes nuk kishin telefona. Këtë herë socialistët nuk e kanë pasur në përdorim telefonin. Mund të them se koordinimi parlamentar ishte në interes për Ramën dhe këtë gjë ma konfirmuan disa burime. Rama u kërkoi performancë më të mirë zyrtarëve socialistë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026